Humbet dhe ndeshjen me Skënderbeun, Nuabueze mori karton me llogari nga stoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2020 | 17:48

Humbet dhe ndeshjen me Skënderbeun, Nuabueze mori karton me llogari nga stoli

Laçi mori një fitore të madhe në javën e fundit, ku kurbinasit mposhtën në shtëpi Vllazninë më shifrat 5-2. Është thënë shpesh që kurbinasit varen nga golat e Kirian Nuabuezes, i cili ka shënuar 17 herë në 25 ndeshje të kampionatit. Ai nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, ndonëse ka qenë në stol, pasi është i dëmtuar.

FOTO: P.Pashollari
Edhe për Skënderbeun, Nuabueze nuk pritej që të rikuperohej. Por, që të mos ketë asnjë pengesë kur të rikthehet, ndaj Vllaznisë sulmuesi ka bërë një hile. Në minutën e 87-të Nuabueze u ka hyrë llogarive duke marrë me dëshirë një karton të verdhë nga stoli. Ndonëse është i lënduar, me kartonin e verdhë që mori të dielën 27-vjeçari humbet transfertën e Korçës nga plotësimi i numrit 4 të kartonëve të verdhë. Në minutën e 87-të ndeshjes Laçi-Vllaznia, kur rezultati ishte 4-2, kurbinasit protestojnë për një ndërhyrje pranë zonës shkodrane. Ai që ka protestuar më tepër ka qenë Nuabueze, i cili është ngritur nga stoli duke reaguar te gjyqtari i katërt Kridens Meta.

Ky ka njoftuar kryesorin Klajdi Kola, që e ka ndëshkuar me karton të verdhë. Duke ia arritur qëllimit, kamerat e transmetimit televiziv e kanë inkuadruar Nuabuezen duke qeshur në stol. Me këtë karton me llogari sulmuesi i Laçit i krijon mundësi vetes që të mos vuajë kompleksin e ndëshkimit me karton të verdhë, pas rikthimit nga dëmtimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"