Humbet Botërorin, FIFA i paguan 20 mijë euro në ditë Barcelonës për dëmtimin e mbrojtësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 16:54

Humbet Botërorin, FIFA i paguan 20 mijë euro në ditë Barcelonës për dëmtimin e mbrojtësit

Ronald Arauho e ka vendosur, do të operohet. Mbrojtësi i Barcelonës u dëmtua me kombëtaren e vendit të tij, Uruguain në miqësoren përballë Iranit fundjavën e kaluar.

ARAUHO 1

Sipas mediave spanjolle, ai do të operohet sot në Finlandë dhe parashikohet që të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 3 muaj. Kjo do të thotë se ai do të mungojë në kampionatin botëror në Katar.

Ndërkaq, mediat spanjolle kanë nënvizuar se FIFA do t’i paguajë një dëmshpërblim të majmë Barcelonës për dëmtimin e Arauhos. Llogaritet që FIFA të paguajë 20458 euro për çdo ditë, teksa në maksimum, shuma mund të arrijë deri në 7.5 milionë euro!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"