Humbën shansin e artë, PSG-ja mendon shkarkimin e Tuhelit. Del në skenë trajneri i njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 10:55

Humbën shansin e artë, PSG-ja mendon shkarkimin e Tuhelit. Del në skenë trajneri i njohur

PSG-ja po merr parasysh mundësinë për të shkarkuar trajnerin e tij Tomas Tuhel pas humbjes së finales së Ligës së Kampioneve 0-1 me Bajernin në Lisbonë. Jo vetëm kaq, por drejtuesit e kampionëve të Francës kanë gjetur dhe kandidatin e mundshëm që mund të pasojë gjermanin.
32294828-0-image-a-75_1598223986391
Gazetari italian i merkatos Xhanluka Di Marcio zbulon se Masimiliano Alegri është emri i parë në listën e pretendetëve që mund të drejtojë parizienët në të ardhmen.
aLEGRI 2
Ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit përflitet gjithashtu se mund të kalojë tek Interi teksa homologu i tij Antonio Konte dështoi të fitonte Ligën e Europës dhe rrezikon shkarkimin.

1.2 miliardë euro shpenzime në merkato që prej vitit 2011 për të ngritur PSG-në në nivelin e superfuqive të futbollit u bënë të pavlefshme mbrëmë nga Bajerni. Parizienët luajtën për herë të parë në një finale të këtij kompeticioni dhe humbja e tij, duke patur parasysh dhe investimet kolosale gjatë këtyre viteve, e shtyjnë klubin të mendojë për ndryshimin e trajnerit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"