Humbën miqësoren me Tiranën, Memelli: Po rritemi dita-ditës, Mensah dhe Randi na ndihmojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2021 | 13:09

Humbën miqësoren me Tiranën, Memelli: Po rritemi dita-ditës, Mensah dhe Randi na ndihmojnë

Migen Memelli në fund të ndeshjes pranoi se skuadra e tij funksionon. Për “Panorama Sport” trajneri i korçarëve u shpreh se skuadra e tij rritet dita-ditës.

Memelli

“Mund të them se jam i kënaqur me lojën e ekipit në ndeshjen e sotme (të shtunës) sidomos pas rikthimit të disa lojtarëve që për ne janë shumë të rëndësishëm.

Më ka pëlqyer mjaft nisja që i kemi bërë pjesës së parë të takimit, por edhe balanca që kemi pasur në prapavijë.

Jam i kënaqur pasi po shoh se si po rriten lojtarët e rinj që kemi në skuadër dhe po tregojnë përmirësim nga dita në ditë duke u mbështetur edhe te boshti i ekipit që për ne është mjaft i rëndësishëm.

Nga ndeshja në ndeshje kemi rritje në lojë dhe kjo më pëlqen për ta.

Ju e dini që kemi në dispozicion një grup shumë të ri lojtarësh, teksa presim që të vijnë edhe dy lojtarët e tjerë që do të mbajnë edhe njëfarë peshe të madhe sikundër bënë vjet në sezonin që shkoi.

MEMELLI

Janë një ndihmesë e madhe për ne qoftë Mensah, qoftë Randi, por duhet të shohim se në çfarë gjendjeje janë dhe sa mund të japin për ekipin në këtë moment.

Megjithatë, përtej të gjithave jam i bindur se në momentin që ekipi do të jetë i plotë duke parë këtë angazhim nga grupi aktual, rezultatet do të flasin ndryshe.

Unë nuk shoh rezultatin e këtyre takimeve, por mënyrën se si skuadra shprehet në fushë. Kemi kohë ende të përgatitemi dhe do të vijojmë të punojmë fort”, mbylli trajneri i korçarëve, Migen Memelli.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"