Humbën me poker ndaj Erzenit, trajneri dhe presidenti i Besëlidhjes: Skenar i parapërgatitur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2021 | 22:33

Humbën me poker ndaj Erzenit, trajneri dhe presidenti i Besëlidhjes: Skenar i parapërgatitur

Besëlidhja e mbylli vitin me një humbje të thellë ndaj Erzenit në shtëpi me rezultatin 0-4. Alban Bruka e ka me gjykimin.

presidenti gjok noka

Trajneri i Besëlidhjes, pas ndeshjes, tha: “U shkatërrua nga gjykimi loja që në start. Me të kuqin ndaj sulmuesit tonë gjithçka shkoi sipas skenarit të parapërgatitur. Tani po i besoj deklaratës së presidentit të Besës, që Erzeni i nis ndeshjet 1-0. Për ndeshjen ndaj Erzenit kaq kisha. S’kam më komente! Sa i takon fazës së dytë, shpresoj se gjërat do të ndryshojnë pozitivisht. Them se do të kemi rifreskim nga merkatoja”.

I të njëjtit mendim ishte dhe presidenti i Besëlidhjes Gjok Noka.  . Ai ankohet hapur për “Panorama Sport”, ndërsa gjithçka po ndodh e quan një katastrofë për futbollin. “Nuk do të isha dëshpëruar aq shumë edhe sikur të humbnim shumë më thellë me lojë në fushë.

Jam shumë i dëshpëruar dhe shumë më tepër i indinjuar me gjykimin që ndikoi drejtpërdrejt dhe hapur në rezultat duke na lënë me dhjetë futbollistë, që në fillim të ndeshjes. Nuk është e drejtë që të ketë diferencime ekstreme në gjykim. Erzeni e nisi ndeshjen me fitore, kjo u pa botërisht. Ne nuk kishim se ç’të bënim, veç respektuam ndeshjen. Gjykimi nuk na la që të luanim futboll. Gjykime të tilla na shkatërruan financiarisht dhe nga nervat. Kjo është katastrofë për futbollin tonë”, përfundoi numri një i klubit lezhjan

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"