“Humbëm për shkak të emocioneve”, trajneri i Apolonisë: Jemi skuadër e re, kampionati shqiptar ka nivel të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 18:58

“Humbëm për shkak të emocioneve”, trajneri i Apolonisë: Jemi skuadër e re, kampionati shqiptar ka nivel të mirë

Trajneri i Apolonisë Xhovani Kolela gjykon se emocionet e luajtjes në Superiore ndikuan tek humbja e takimit të parë të sezonit me Vllazninë 2-0.

a30b74c0-57d2-4a89-bc52-3c22dcafc0c5

Për emisionin “Gol pas goli”, italiani theksoi se nuk e priste që ekipi i tij të humbiste në këtë mënyrë.

“Debutim me humbje – E prisja deri diku, por në këtë mënyrë jo. Kemi ekip të ri dhe e paguam prej emocioneve.

Pse Apolonia nuk bëri të njëjtën lojë pas golit të parë – Emocionet e penguan skuadrën, nuk bëmë asnjë gjuajtje të fortë, megjithëse u përpoqëm ta spostonim kundërshtarin. Duhet të punojmë dhe të shikojmë për ndeshjen e ardhshme.

Rivalët – Dua të them që të heqim këtë ngarkesë emocionale. Është java e parë, rezultatet kanë qenë suprizuese. Të shohim përpara, të heqim paragjykimet e moshës së re.

Kampionati shqiptar – Kampionat është nivel i mirë. Vllaznia e tregoi sot. Nuk është ndër skuadrat pretendente, ka nivel të kënaqshëm dhe kampionati shqiptar ka rritje”, deklaroi trajneri i Apolonisë Xhovani Kolela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"