Humbasin me 3 gola ndaj Tiranës, Dedja i zhgënjyer: Dua t’u iki lojtarëve që vetëm ecin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 23:49

Humbasin me 3 gola ndaj Tiranës, Dedja i zhgënjyer: Dua t’u iki lojtarëve që vetëm ecin në fushë

Tekniku i Vllaznië Hysen Dedja u shfaq shumë i zhgënjyer pas humbjes 3-0 ndaj Tiranës.
bandicam 2020-06-19 19-01-48-185
Pas përfundimit të takimit, tekniku shkodran kritikoi ashpër lojtarët për pësimin e golave. Ai nuk i përmbajti kritikat ndaj disa prej futbollistëve të tij duke thënë se “shumë prej tyre vetëm ecnin në fushë”.
Për ndeshjet e radhës, Dedja paralajmëroi se do të kryejë ndryshime në formacion.

“Ndeshja – Të them të drejtën, doja ta prisja Tiranën në gjysmëfushë. E kisha ndjekur Tiranën në ndeshjet e kaluara.. Doja ta kapja në befasi, në momente të veçanta mund ta bënim,. Kemi mungesë përqëndrimi të madh. Kemi punuar në stërvitje për goditjet e këndit, nuk e zbatuam.
Rreshtimi i Krymit, Krujës dhye Lekajt pa asnjë lojtartë Tiranës dhe pësojmë gol. Një hapje e zonës nga Malota, shumë e habitshme. Do të mundohem t’i shoh me qetësi gjërat. U mundova shumë pas pjesës së parë. Asnjë farë, reagimi, asnjë farë dëshire nuk pashë nga futbollistët.

Rreshtimi i ri – Sot ishim me rreshtim 4-5-1 në momente të veçanta. Doja ta prisja Tiranën në mesfushë dhe ta kundërsulmonim. Kemi probleme shumë të mëdha. E kam thënë dhe më para. Do ta shikoj ndeshjen.

Ndryshimet në formacion – Ke shumë të drejtë. Po t’i shikosh takimetm kemi pësuar gola. Do të ndërhyj në portë, Dua t’u iki lojtarëve që ecin në fushë, por dhe portierit”, përfundoi trajneri i Vllaznisë Hysen Dedja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"