“Humba besimin që kisha”, Federer tregon prapaskenat pas tërheqjes nga tenisi: Ja përse e mora këtë vendim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 14:58

“Humba besimin që kisha”, Federer tregon prapaskenat pas tërheqjes nga tenisi: Ja përse e mora këtë vendim

Roxher Federer dha një lajm të trishtë për fansat e tenisit, por edhe të sporteve në të gjithë botën, duke deklaruar tërheqjen e tij nga ky sport.

Federer 1

Në një intervistë për “BBC”, tenisti zviceran tregoi prapaskenat e këtij vendimi që ka marrë, duke theksuar se humbi besimin që kishte në vetvete pas dëmtimit të rëndë që kaloi.

“Tre vitet e fundit e kanë qenë shumë të vështira. E dija që kisha shkelur në dërrasë të kalbur, por e kisha një limit në çfarë unë mund të bëja. Dhe unë ndalova së besuari në vetvete të jem i sinqertë. Më pas pyetja ishte: si do ta deklarojë dhe kur do ta bëj? Dhe kjo gjë u bë realitet. Çdo gjë ishte në rregull, por stresuese”, u shpreh 41-vjeçari.

Federer nuk ka marrë pjesë në një ndeshje që nga Uimbëlldoni i vitit 2021, pas një operacioni dhe do të luajë ndeshjen e tij të fundit këtë fundjavë bë “Laver Cup” në Londër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"