“Humanizëm bardheblu”, Tirana hap dyert e stadiumit “Selman Stërmasi” për njerëzit e prekur nga tërmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2019 | 16:41

“Humanizëm bardheblu”, Tirana hap dyert e stadiumit “Selman Stërmasi” për njerëzit e prekur nga tërmeti

Shqipëria po kaloan një periudhë shumë të vështirë, kjo për shkak të tërmeteve të cilët kanë lënë pasoja të mëdha.HUM

Tirana ka marrë një nismë të madhe për t’I ardhur në ndihmë personave që janë prekur nga tërmeti, dhe atyre që kanë probleme.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” bardheblutë njoftojnë se kanë hapur dyert e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku do të hapen minikampe për të qendruar personat e prekur.

Gjithashtu klubi njofton se aty do të ketë edhe strehim, ushqim dhe shërbim mjekësor falas.

Njoftimi i klubit:

Humanizëm bardheblu

Klubi i Futbollit Tirana sensibilizohet me situaten alarmante që ka përfshirë Shqiperinë dhe kryeqytetin.

Në ndihmë të familjeve të rrezikuara, qytetarëve të përfshirë nga paniku dhe personave në nevoje, KF Tirana do të hapë një minikamp në fushën sportive pranë stadiumit “Selman Stermasi”, për të suportuar çdo nevojë në orët e ardhshme.

Prej orës 19:30, ftojmë të gjithë qytetarët ti bashkohen kësaj nisme humanitare duke dhuruar çdo gjë që munden.

Strehim falas
Ushqim falas
Ujë falas
Asistencë mjekësore falas

Për çdo kontribut vullnetar kontaktoni në numrin e telefonit: 0693533368

TIR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"