“Hudhër, qepë, ujë të nxehtë dhe dush”, ish-lojtari i Barcelonës tregon mënyrën e veçantë si mbrohet nga virusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 26, 2020 | 0:01

Bota FB La Liga Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

“Hudhër, qepë, ujë të nxehtë dhe dush”, ish-lojtari i Barcelonës tregon mënyrën e veçantë si mbrohet nga virusi

Koronavirusi vazhdon përhapjen e shpejtë në të gjithë botën, ku regjistrohen raste të shumta të prekurish dhe viktimash.sdasd

Megjithatë një mënyrë të shkëlqyer se si po mbrohet nga virusi ka treguar ish-lojtari i Barcelonës, Hriston Stoiçkov. Ky i fundit në një intervistë të dhënë është shprehur se mbrohet duke ngrënë qepë, hudhër dhe duke bërë edhe dush me ujë të nxehtë. Stoiçkov shton se është pesimist që finalja e Ligës së Kampionëve të zhvillohet, duke parë gjendjen në të cilën ndodhemi.

“Unë ha shumë hudhra, qepë, pi ujë të nxehtë dhe bëj dush me ujë të nxehtë për tu mbrojtur nga ky virus. Jetoj me gruan time dhe vjehrrën, e cila është 80 vjeç dhe është ajo për të cilën duhet të kujdesemi më shumë sepse koronavirusi kryesisht u merr jetën njerëzve të moshuar. Vajza ime jeton afër dhe unë nuk e kam parë nipin tim prej një jave, ne nuk mund të rrezikojmë. Është një sëmundje që transmetohet shumë lehtë.DFMP

Gjithçka është ndalur për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Në Evropë, është shumë e vështirë të luhet finalja e Ligës së Kampionëve. Shikoni se si po përhapet virusi nëpër Evropë … Tani në Angli, Kryeministri ka ndryshuar masat. Për shembull në Turqi 1200 raste janë të prekura dhe ka pak vdekje sepse është vetëm fillimi në një vend me 100 milion banorë. Për këtë arsye unë jam pesimist se finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në Stamboll”, u shpreh Stoiçkov.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com