Huazimet nderojnë Juventusin, vera mund t’i sjellë deri në 150 milionë “Zonjës së Vjetër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 10:18

Huazimet nderojnë Juventusin, vera mund t’i sjellë deri në 150 milionë “Zonjës së Vjetër”

Juventusi mund të arkëtojë deri në 150 milionë euro në fund të këtij sezoni, sipas llogarive të bëra nga “Gazzetta dello Sport”.

JUVENTUS

Bardhezinjtë kanë huazuar këtë sezon mjaft futbollistë, me fatura të rëndësishme, i fundit Ueston MeKeni te Lids Junajtid, i cili në rast konfirmimi do të sillte 34.5 milionë euro.

Ndërkohë, 15 milionë të tjera mund t’i garantojë edhe mbrojtësi i majtë, Luka Pelegrini, gjithashtu i transferuar në ditën e fundit të dritares dimërore në radhët e Lacios, ndonëse “xhekpoti” i parë është i garantuar. Dejan Kulusevski ka bindur Totenhemin që ta shlyejë dhe 35 milionë janë të garantuara.

Shumë të vështira duken 37 milionë për Arturin nga Liverpuli, por ekzistojnë shpresa që Çelsi të shlyejë për 28 milionë Denis Zakarian, pasi trajnerit Poter i pëlqen.

Disa shuma të tjera më të vogla, por jo më pak të rëndësishme priten edhe nga të rinjtë si Kambiaso (Bolonjë), De Vinter (Empoli) dhe Ranokia e Rovela (Monza).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"