Huazim për një vit, Torino afron mesfushorin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 15:51

Huazim për një vit, Torino afron mesfushorin shqiptar

Klubi i Torinos ka zyrtarizuar afrimin në ekip të Emir Muratit. Mesfushori me origjinë shqiptare, i formuar në akademinë e Milanit, do të huazohet në Torino, me klubin “granat a” që ka të drejtën e blerjes së lojtarit në fund të sezonit 2018-19.

murati

Me 22 ndeshje dhe dy gola në sezonin e fundit, 18-vjeçari shihet si një alternativë e mirë në modulet 4-3-1-2 dhe 4-3-3. Fillimisht, ai do të aktivizohet me të rinjtë e Torinos, kundër të cilëve humbi edhe finalen e Kupës së Italisë së sezonit të fundit.

Murati2

Debutimi me fanellën e re mund të ndodhë p as një jave, kur më 24 gusht Torino e të rinjve do të luajë kundër bashkëmoshatarëve kuqezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"