Huazim nga Greqia, gati një brazilian për mesfushën e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 12:33

Huazim nga Greqia, gati një brazilian për mesfushën e Flamurtarit

Brazilianët janë “moda” e fundit në Vlorë… Pas uljes në stol të Marcelo Troisit si trajner i ri i Flamurtarit, pritet që të vijë një mesfushor brazilian.

LUCAS RAMOS

Gazeta mëson se Lukas Ramos, mesfushori në pronësi të klubit grek Lamia, do të huazohet te kuqezinjtë deri në fund të sezonit. 24-vjeçari luan si mesfushor qëndror dhe ka cilësi të mira jo vetëm në fazën mbrojtëse të lojës, por edhe në atë ndërtuese.

RMOS

Deri tani ai ka qenë pjesë e klubit të PAS Lamias, por nuk është aktivizuar asnjë minutë aty dhe e sheh si mundësi aktivizimi Flamurtarin. Ramos është 187 cm i gjatë dhe në rast nevoje mund të përshtatet edhe si qendërmbrojtës.

RAMOS

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"