Hristov bën “lëmsh” Vllazninë, ja sulmuesi që nisi sot stërvitjen me shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 18:50

Hristov bën “lëmsh” Vllazninë, ja sulmuesi që nisi sot stërvitjen me shkodranët

Vllaznia ka arritur akordin me Hristov, por nuk bëhet fjalë për Ventsislav Hristov, i cili ka luajtur për Skënderbeun në të kaluarën.Jonuz Vllaznia

Shkodranët kanë pasur bisedime me sulmuesin bullgar, por akordi mes palëve nuk është gjetur.  Pikërisht kjo i ka bërë lëmsh të gjithë, teksa filluan të qarkullojnë lajme se Vllaznia ka arritur marrëveshjen me ish-sulmuesin e klubit korçar.

Lojtari me të cilin Vllaznia ka arritur marrëveshjen është Simeon Hristov, i cili vjen nga Maqedonia e Veriut. Ky i fundit deri në këtë fazë të sezonit ka luajtur me Borec Veles, ku ka arritur të shënojë 3 gola në 15 ndeshje të zhvilluara.
hristov

Futbollisti është bashkuar ditën e sotme me ekipin e Mirsad Jonuz, dhe shpreson të tregojë një paraqitje të mirë, për të arritur edhe objektivat e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"