“Hoxhallari është gati, të mos i vendosim limite vetes!”, Shehi: Tirana bilanc negativ me Kukësin? Ka skuadra që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2022 | 11:27

“Hoxhallari është gati, të mos i vendosim limite vetes!”, Shehi: Tirana bilanc negativ me Kukësin? Ka skuadra që…

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Kukësit, e cila do të zhvillohet në orën 16:45, në stadiumin “AIR Albania”, e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore, përpara mediave ka folur trajneri i Tiranës, Orges Shehi, i cili ka analizuar këtë takim për bardheblutë e kryeqytetit:

SHEHI

Sfida ndaj Kukësit – “Është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare pasi ne e trajtojmë vetëm si sfida e radhës që vlen tre pikë. Kampionati është ende shumë i gjatë dhe nesër mbyllet vetëm gjysma e rrugëtimit, ndaj jemi larg sfidave vendimtare.”

Bilancet e kampionatit – “Një bilanc do ta bëjmë padyshim pas sfidës së nesërme, megjithatë mund të them se kemi bërë një kampionat të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mos i vendosim limite vetes.”

Kontigjenti – “Grupi është i plotë dhe do të jenë të gjithë të gatshëm për sfidën e nesërme. Edhe Hoxhallari që kishte një shqetësim të vogël e ka kaluar dhe është gati për të luajtur.”

Bilanci me Kukësin – “Nuk ndikon aspak në aspektin psikologjik bilanci me Kukësin. Ka skuadra që na ka ecur, si ndaj Vllaznisë, por ka edhe si Kukësi që nuk kemi pasur bilanc pozitiv në ndeshjet e fundit.”, përfundoi Orges Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"