Hoxhallari beson: Ndaj Skënderbeut na ecën, mund ta fitojmë Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2017 | 11:21

Hoxhallari beson: Ndaj Skënderbeut na ecën, mund ta fitojmë Kupën

Erjon Hoxhallari gjen sërish golin dhe këtë herë ka vlerën e finales. Mbrojtësi beson se Tirana do ta fitojë Kupën e Shqipërisë, pasi sipas tij ndaj Skënderbeut gjithnjë ia kanë dalë.

Tirana gol Beselidhjes

“Aplikuam një skemë, të cilën e kishim përgatitur në stërvitje dhe fatmirësisht pati sukses. Më vjen mirë që skuadra fitoi dhe arritëm të kualifikohemi. Finalja na jep moralin për të vazhduar, pasi na presin tri ndeshje shumë të vështira. Me Skënderbeun gjithnjë kemi bërë lojëra të mira, ndaj besoj se mund t’ia dalim. Ne do të shohim vetëm punën tonë në kampionat, pasi kemi një ecuri jo të mirë, pastaj do të mendojmë për finalen e Kupës”, tha mbrojtësi pas ndeshjes.

Ai më tej u ndal te Kukësi dhe mbijetesa: “Në çdo ndeshje ne shkojmë për të luftuar dhe për të marrë atë që do të meritojmë. Edhe një pikë mund të jetë e mjaftueshme, pasi përballë do të kemi ekipin që nuk e ka mundur askush. ‘Zeqir Ymeri’ cilësohet si fushë që nuk na favorizon, por unë mendoj ndryshe. Barazimin ndaj Besëlidhjes aty e morëm dhe tani jemi në finale. Ndaj, mund të them se ka qenë një fushë fatsjellëse për ne. Mbijetesa? Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Duhet ta mendojmë dhe këtë pjesë, pasi nëse nuk e mendojmë do të jetë shumë gabim për ne”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"