“Hoxhallar do shkosh tek ekipi B”, zbardhet mbledhja te Tirana. Ja si Halili e bëri mbrojtësin “kokë turku”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 23:27

“Hoxhallar do shkosh tek ekipi B”, zbardhet mbledhja te Tirana. Ja si Halili e bëri mbrojtësin “kokë turku”

Refik Halili ka shkun dur Tiranën pas dy humbjeve me Kukësin dhe Partizanin si dhe barazimit me Flamurtarin. Në “Skënder Halili”, presidenti ka folur gjatë, duke vënë gishtin mbi fajtorët. Si fillim në mbledhjen e zhvilluar me skuadrën ai ka bërë të qartë se nuk toleron asnjë ndeshje të dobët si tri takimet e fundit ku u mor një pikë. 

refik halili

Ashtu siç pritej, presidenti e ka pasur inatin me mbrojtësin Erjon Hoxhallari, të cilin e ka pezulluar personalisht nga ekipi për të mos udhëtuar drejt Vlorës. Duke marrë si shembull mbrojtësin e majtë dhe duke iu drejtuar atij, presidenti u ka dhënë një mesazh të gjithëve. “Hoxhallar do të shkosh të stërvitesh dhe të luash te B-ja nëse nuk luan mirë”, mësohet të ketë thënë në fillim presidenti. Më pas Halili ka pranuar se ishte ai që e pezulloi mbrojtësin dhe është shprehur se kjo është hera e fundit që toleron sjellje të tilla në fushë, duke i bërë me dije mbrojtësit se për të ky është shansi përfundimtar.

erion hoxhallari

Në fakt, Hoxhallari është vënë në qendër të kritikave nga presidenca për paraqitjen në derbi, më saktë për goditjet e dënimit të ekzekutuara jo siç duhet, që mbrojtësi i ka goditur drejt në portë. Kjo ka qenë shkëndija përfundimtare, pasi Hoxhallari është kritikuar edhe për ndeshje të tjera këtë sezon dhe sezonin e shkuar dhe Halili gjithçka e ka pasur të grumbullua

SENATORËT – Erjon Hoxhallari ishte një anë e kritikave. Presidenti i Tiranës me këtë lëvizje jo vetëm ka kritikuar një nga kapitenët, por u ka dhënë një mesazh shumë të qartë senatorëve të tjerë. Ai ka thënë se nuk është i kënaqur me paraqitjet e tyre në fushën e lojës. Duhet të jenë lojtarët më me eksperiencë që do të nxjerrin ekipin nga balta.

hoxhallari tirana

Po kështu ai ka thënë se është i pakënaqur nga disa blerje të verës. Halili ka folur me të gjithë dhe u ka bërë të qartë se kërkon kreun e renditjes. Shumica e lojtarëve ka heshtur dhe vetëm ndonjë kokërr ka folur, duke kërkuar që askush të mos ndëshkohet dhe të ruhet qetësia në grup.

Presidenti i bën zakonisht këto mbledhje për të shkundur ekipin sa herë që skuadra ecën keq. Sezonin e shkuar, ekipi u ndëshkua me një rrogë për paraqitje jo të mira në fushën e lojës, gjobë e pranuar edhe nga lojtarët.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"