Hoxhaj dhe Hakaj mbajnë “peng” formacionin kuqeblu, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia në përballjen me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2022 | 9:59

Hoxhaj dhe Hakaj mbajnë “peng” formacionin kuqeblu, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia në përballjen me Tiranën

Ardit Hoxhaj dhe Esin Hakaj mbajnë peng formacionin e Vllaznisë për ndeshjen e sotme ndaj Tiranës në orën 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

Ashtu siç ka njoftuar në numrin e djeshëm “Panorama Sport”, sulmuesi vlonjat ka pasur probleme shëndetësore në dy ditët e fundit dhe nuk është stërvitur rregullisht.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i majtë shkodran ka pësuar një dëmtim në thembër në sfidën me Kukësin dhe u mendua se do të riaftësohej shpejt. Mirëpo, në seancën e fundit sërish ka ndierë dhimbje.

Stafi teknik do të vendosë vetëm pak orë para ndeshjes për aktivizimin e Hakajt dhe Hoxhës, të cilët kanë shanse të pakta për të qenë nga minuta e parë në fushë. Në vend të tyre pritet të luajnë Smajli dhe Çoba, ndërsa titullar do të jetë edhe Kaina. Mungesë e sigurt është Liridon Latifi pas dëmtimit ndaj Kukësit.

vllaznia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"