Hoxha: Me Bylisin e kthejmë në festë sportive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2016 | 12:48

Hoxha: Me Bylisin e kthejmë në festë sportive

Alban Hoxha ka folur në konferencë për shtyp sot në lidhje me episodin e ndodhur nër derbin e së mërkures ndërsa ka theksuar që përballjen e Bylisin do e kthejnë në festë.hoxha“Është e vështirë dhe e papanueshme t’i shohësh episodet që ndodhën, aq më tepër që ishte një derbi e cila, duhet të jetë gjithmonë festë për kryeqytetin, por fatkeqësisht në Shqipëri vazhdojnë të ndodhin këto gjëra. Ndeshjen me Bylisin duhet ta kthejmë në festë sportive dhe i bëj thirrje publikut tone të jetë sa më i shumtë pasi prezenca e tyre është padyshim pjesë kryesore e spektaklit në ndeshje.

Ne nuk nënvlerësojmë asnjë ekip. Në lojë janë edhe 9 pikë, të shohim nëse në 3 takimet e mbetura edhe fati do të jetë në anën tonë. Dëshira është e madhë që Teuta të ndale Skënderbeun, por të shohim si do të ecin gjërat deri në fund. Tirana është gjithmonë e karikuar me ne, ndoshta dhe premio ka ndikuar për paraqiten e tyre ndaj nesh.

Duket se barazimi në derbi ishte fitore për ata, për të na prishur punë ne. Gjithsesi e them me bindje se ka qenë sezon shumë i mire për ne, ka pasur vështirësitë e veta, por 3 javë përpara përfundimit jemi aty duke u konfirmuar pretendentë për titullin kampion”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"