Hoxha i “jep” zemër Partizanit: Ndaj Mariborit e vështirë, por futemi në fushë si të barabartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 20:39

Hoxha i “jep” zemër Partizanit: Ndaj Mariborit e vështirë, por futemi në fushë si të barabartë

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me Mariborin, së bashku me trajnerin Skënder Gega.

skender gega

“Kemi punuar shumë më grupin, dhe ekipi është i kënaqur me punën e bërë. Kemi kohë që mendojmë për Europën. Nesër duam të futemi në fushë dhe të japim maksimumin, nuk dua që të flasim që tani për kualifikim, edhe pse dëshira është e madhe. Për ne nuk ka ekipe të lehta në Europë. Edhe pse donim ndonjë ekip më të lehtë, nesër futemi për të qenë të barabartë në fushë” – deklaroi Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"