Hoteli/ Shqipëria paguan dy herë më shumë se Italia (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2016 | 17:35

Hoteli/ Shqipëria paguan dy herë më shumë se Italia (FOTO)

Shqipëria është një nga kombëtaret që ka shpenzuar një shifër të majme sa i përket akomodimit në Francë.

21738825Kuqezinjtë kanë zgjedhur të qëndrojnë në hotel “Agapa” në Pero-Guiro, që ndodhet në veri-perëndim të Francës. Ndërkohë, pak kilometra larg është edhe qendra stërvitore ku do të stërviten kuqezinjtë e De Biazit, “Stad Zhan-Ive Lë Zhano”.

Në fakt, edhe pse ka fjalën “stadium” në emërtimin e saj, bëhet fjalë thjesht për një fushë me parametra optimale, por nuk ka një kapacitet me stola për të dhënë impaktin e një impiani tipik.

Untitled-1Gjithsesi, për akomodimin në hotel është paguar një shifër prej 190 paundësh dhoma çdo natë (245 euro). Hoteli ka gjithsej 45 dhoma, dy prej të cilave superiore dhe njëra me tarracë.

Me këtë nivel pagese, FSHF-ja renditet në vendin e 12-të, sa u përket të gjitha përzgjedhjeve që kanë bërë federatat e skuadrave pjesëmarrëse në Europian.

Vetëm dy prej tyre nuk është arritur t’iu bëhet e ditur shifra nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, Franca dhe Portugalia.

Ekipi përfaqësues që do të akomodohet në hotelin më të shtrenjtë do të jetë Anglia, ku do të paguhen plot 500 paund nata për një dhomë.

Befason Hungaria, që vjen e dyta, me një përzgjedhje prej 469 sterlinash. Ndërkohë, skuadra që është kursyer më tepër financiarisht ka qenë Zvicra.

Ata do të paguajë vetëm 86 sterlina natën në hoteli ku do të qëndrojnë në Francë, por që në afërsi kanë një terren sportiv modern.

21740587

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"