Horoskopi 22 Janar 2023, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 7:17

Horoskopi 22 Janar 2023, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Ujori-dhe-Akrepi-shenjat-e-Horoskopit

Dashi

Do jeni shume te matur dhe te kujdesshëm ju te dashuruarit kështu qe marrëdhënia me personin qe keni ne krah ka për te qene me e mire. Edhe disa hatërmbetje te vjetra do mund t’i zgjidhni. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe do ndihen te plotësuar. Për financat dëgjojini me kujdes këshillat qe do iu japin te afërmit sepse do jene shume te vlefshme.

Demi

Dite jo shume e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mund te kapeni pas gjerave te kota dhe do keni edhe debate te ashpra. Beqaret as nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse do jene shume te ngarkuar me pune. Ne planin financiar gjendja do jete aq e mire saqë mund te bëni edhe disa investime afatgjata.

Binjaket

Do jeni me te kuptueshëm me partnerin tuaj sot dhe do i zgjidhni sot disa mosmarrëveshje te vogla qe keni pasur. Po u sollët si sot gjerat do ju ecin me se miri edhe me vone. Beqaret do kenë mjaft sukses me seksin tjetër dhe mund te hedhin edhe ndonjë hap qe nuk e kishin parashikuar. Me financat do jeni shume optimiste dhe te arsyeshëm njëkohësisht.

Gaforrja

Dite ritmike ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Mund te ketë edhe debate te vogla ne ndonjë moment, por ne përgjithësi do ja kaloni mire me partnerin dhe do i shprehni ndjenjat me tepër. Beqaret nuk do merren vesh si duhet me personat qe do takojnë dhe nuk do preferojnë te hedhin hapa. Financat do jene goxha me te mira se me pare.

Luani

Dite shume e trazuar ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpesh do ndiheni keq dhe mund te bëni edhe gabime te mëdha. Beqaret do jene sensuale, joshës dhe te gatshëm për çdo lloj gjeje. Dita e sotme ka për te qene fantastike. Buxheti nuk do jete i keq, por kjo nuk do te thotë qe ju te mbyllni sytë dhe te kryeni shpenzime pa bere llogari fare.

Virgjeresha

Çiftet qe kane kaluar vështirësi e probleme kohet e fundit, sot do ndihen shume me mire. Po te ishin treguar me tolerante me pare gjendja nuk do kishte arritur këtu. Beqaret do mundohen me kot ta gjejnë dashurinë. Yjet nuk do jene aspak ne favor te tyre. Ne planin financiar keni për t’i zgjidhur një e nga një te gjitha problemet qe ju kishin dale dhe gjendja do filloje te normalizohet.

Peshorja

Çiftet qe kane pasur vështirësi kohet e fundit, ka rrezik te vendosin edhe për ndonjë ndarje sot. Nga njëra ane kjo do i çliroje disi, por nga ana tjetër do i mërzitë pa mase. Beqaret do ndeshen papritur me një person i cili do i beje menjëherë te thurin ëndrra për te ardhmen. Financat kane për te qene gjate gjithë kohës te qëndrueshme dhe aspak problematike.

Akrepi

Jeta juaj ne çift mund te ketë edhe momente delikate gjate kësaj dite, por ne tërësi gjerat kane për te ecur goxha mire. Mes jush nuk do ketë as probleme. Beqaret nuk do duan te bëjnë asnjë lloj ndryshimi ne jetën e tyre sepse edhe ashtu ndihen për mrekulli. Buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni kështu qe gjendja do jete e kënaqshme ne çdo moment.

Shigjetari

Duke qene se asnjë planet nuk do ketë ndikim negativ tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite, gjerat kane për te ecur për mrekulli. Qetësia do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret gjithashtu nuk do kenë për çfarë te qahen sepse yjet do i ndihmojnë ta gjejnë shpirtin binjak. Ne planin financiar gjendja do jete me e kënaqshme nga sa ju kishit menduar. Do bëni edhe disa investime.

Bricjapi

Ka rrezik te jeni shume xheloze ndaj partnerit tuaj sot dhe kjo mund te ndeze debate te zjarrta ne disa momente. Nëse vazhdoni te silleni ne këtë mënyrë mund te shkatërroni shume shpejt çdo gjë. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe do kenë një jete te njëjtë. Për te përmirësuar financat do ju duhet t’i shfrytëzoni te gjitha mundësitë qe do iu jepen.

Ujori

Dite e hareshme do jete kjo e sotmja për te gjithë te dashuruarit. Mes jush dhe partnerit çdo gjë do ece sipas parashikimeve. Beqaret do kenë disa njohje te reja, por vetëm me persona te shenjës se demit dhe binjakeve mund te mendojnë te hedhin hapa. Ne planin financiar nuk parashikohen aspak probleme sepse çdo hap qe do e hidhni do e bëni me largpamësi.

Peshqit

Do keni divergjenca te mëdha me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe nuk do mendoni te bëni asnjë lloj tolerimi ndaj tij. Beqaret nga ana tjetër ka mundësi qe ta ojne me tej një njohje te fundit te cilën e mendonin si pa te ardhme. Sektori i financave do lere për te dëshiruar, prandaj do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"