Horoskopi 15 Gusht 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 21:37

Horoskopi 15 Gusht 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME/ E HËNË, 15 GUSHT 2022 –

HOROSKOPI

DASHI 

Ditë ideale kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do përmirësohet.
DEMI
Do i jepni më shumë prioritet se kurrë sot jetës suaj në çift, madje do pranoni të bëni edhe sakrifica që gjendja të jetë sa më e qëndrueshme.
BINJAKËT
Ditë shumë e vështirë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do ndiheni keq në krahët e partnerit dhe do vuani tej mase. Beqarët do jenë gati të bëjnë çdo lloj gjëje vetëm për të qenë në krahët e atij që duan.
GAFORRJA 
Do jeni me më shumë fat se kurrë sot ju të dashuruarit dhe gjithçka që keni dëshiruar do mund t’iu plotësohet. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum.
LUANI
Jeta juaj në çift do jetë shumë e zakonshme sot. Gjithçka do rrjedhë si zakonisht dhe ju nuk do keni as problemin më të vogël. Beqarët do merren me çështje të rëndësishme.
VIRGJERESHA
Ditë më e veçantë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do zbuloni një anë tjetër të karakterit të partnerit dhe do e dashuroni akoma më shume atë.
PESHORJA 
Do jeni më xhelozë ngese duhet gjatë kësaj dite dhe ka rrezik që në disa momente të konfliktoheni me partnerin. Mundohuni të keni pak më tepër besim tek ai. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të ndryshuar statusin.
AKREPI 
Nëse jeni në një lidhje, sot nuk është dita e përshtatshme për të ndërmarrë rreziqe. Merrini gjerat shtruar dhe prisni ditën për të bërë ndryshime. Beqarët ka rrezik të bien në dashuri me një person që nuk ja vlen.
SHIGJETARI 
Dita do fillojë mirë sot për ata që janë në një lidhje, por shumë shpejt situata do ndryshojë tërësisht për shkak të disa personave të jashtëm që do ndërhyjnë. Mos ju besoni atyre më shumë sesa atij që keni në krah.
BRICJAPI
Ditë e qëndrueshme dhe e ngrohtë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bashkëpunoni fort me atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush do jetë tejet e veçantë.
UJORI 
Ditë shumë e veçantë kjo për ata që janë në një lidhje. E gjithë jeta do jetë ndryshe dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Ata që kanë qenë beqarë do ndihmohen nga disa miq dhe do takojnë princin e tyre të kaltër.
PESHQIT 

Sot do filloni të mendoni për projekte të përbashkëta me partnerin tuaj dhe gjërat do ju ecin për mrekulli. Orët e nxehta do jenë pasdite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"