Honda, Noçerino, Mauri e Lopez, por mund të largohet edhe Niang

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2015 | 10:09

Honda, Noçerino, Mauri e Lopez, por mund të largohet edhe Niang

milanSinisha Mihajloviç kërkon që të ngushtojë numrin e grupit të tij, duke qenë se disa futbollistë nuk bëjnë pjesë në planet e tyre. Pas konfirmimit të huazimit te Xhenoa e Susos në janar, të tjerë lojtarë me valixhe në duar janë mesfushorët Hoze Mauri dhe Antonio Noçerino. Që të dy këta janë në listën e shpenzimeve të Bolonjës, por problem për klubin kuqeblu është paga e lartë që fitojnë në Milano të dy këta lojtarë, respektivisht 1.2 dhe 2.4 milionë euro.

Ndërkohë, portieri Diego Lopez është parë në Londër në ditët e djeshme dhe nga selia e klubit kuqezi kanë rrjedhur informacione se ndoshta spanjolli do të nënshkruajë me një klub të kryeqytetit anglez. Ndërkohë, edhe Keisuke Honda po përgatit lamtumirën, teksa, përveç Totenhemit, së fundmi janë futur në garë për të edhe francezët e Marsejës.

Klubi në fjalë është gati që ta blejë përfundimisht japonezin, por nga ana tjetër do të këmbëngulë edhe për sulmuesin Mbaje Niang, ndonëse ky i fundit duket shumë e vështirë që të lërë grupin e Sinisha Mihajloviçit. Trajneri serb beson shumë te bomberi francez, i cili po fiton hierarki në formacionin titullar të Milanit, siç është parë së fundmi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"