Honda heq vellon në ditën e “Shën Valentinit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2016 | 12:44

Honda heq vellon në ditën e “Shën Valentinit”

Portokalli, e kuqe dhe e bardhë janë gjithmonë ngjyrat ato të sponsorëve kryesorë, por jo të pakta janë risitë në komponentët teknikë dhe aerodinamikë.

markezDitën e djeshme në Xhakarta është prezantuar Repsol Honda RC213V me dy pilotët e saj, Mark Markez dhe Dani Pedroza, të gatshëm për t’u hedhur në sulm për titullin botëror në MotoGP për të shkurorëzuar rivalët e Yamahas.

Një mbrëmje e madhe në kryeqytetin e vendit aziatik, në praninë edhe të ministrit të Sportit, Imam Nahravi, i cili konfirmoi dëshirën e Indonezisë për të pritur së shpejti një garë të kampionatit botëror. Të dy pilotët spanjollë më pas zbritën në cirkuitin e Sentulit nën entuziazmin e tifozërisë së madhe në numër. “Fakti që këtu në Indonezi njerëzit e duan pa kushte MotoGP-në, është një nder për mua që ne e prezantojmë zyrtarisht këtu RC213V tonë”. 22-vjeçari nga Çervera mezi pret testet e dyta zyrtare përpara sezonit të ardhshëm, të planifikuar në “Phillip Island”, nga 17-19 shkurti. “Tani ne do të shkojmë në Australi dhe mezi presim për të vazhduar punën tonë me motorin e ri.

Ne kemi ndërmarrë në drejtimin e duhur në testet treditore në Sepang, por duhet të bëjmë më shumë në ‘Phillip Island’. Unë jam i bindur se inxhinierët në HRC dhe ekipi im do të dalin me përmirësime të tjera”. Ndërsa bashkëkombësi i tij u shpreh se ndihet krenar që gjithë karrierën e tij në MotoGP e ka kaluar me motorin Honda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"