Homofobi, racizëm e jo vetëm, Nejmar sërish nën hetim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 23:46

Homofobi, racizëm e jo vetëm, Nejmar sërish nën hetim

Gjithçka rreth ofendimit. Nga Brazili janë të sigurt: Nejmar ka qenë viktimë e ofendimeve raciste nga ana e marsejezit Gonzales, i cili megjithatë në krahun e tij ka marrë ofendime homofobe nga braziliani, i akuzuar kështu nga Spanja se ka sulmuar verbalisht edhe kundërshtarin tjetër Sakai (“kinez m…”).

Nejmar

Nejmar, pavarësisht se ka pranuar një sjellje jokorrekte, nuk bën një hap prapa dhe mban akuzat e racizmit kundrejt Gonzalesit që e bënë të humbasë kontrollin. Fillimisht nuk kishte prova për të mbështetur tezën e lojtarit të PSG-së, por në Brazil televizioni “Globo” u ka treguar imazhet tre ekspertëve që janë kategorikë:

“Gonzales e quajti ‘majmun’ Nejmarin”. Edhe e përditshmja “Le Parisien” ka marrë të njëjtën përgjigje nga një specialist i leximit të buzëve. Megjithatë, spanjolli Gonzales ka mohuar gjithçka që në fillim: “Nuk kam ofenduar askënd gjatë karrierës me terma racistë, Nejmar duhet të mësojë të humbasë”.

SKUALIFIKIME – Fakt është që ndeshja PSG-Marsejë u karakterizua nga provokime dhe faulle të shumta, duke përfunduar me 14 kartonë të verdhë dhe 5 të kuq. Dhe tani i përket Komisionit Disiplinor Francez të bëjë qartësi mbi përfundimin e supersfidës së Ligës 1 të luajtur më pak se dy javë më parë, e përfunduar me zënkë me përjashtimin, mes të tjerëve, të yllit brazilian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"