Holanda kërkon fitoren e dytë, Kuman: Test pjekurie, Francën kampione bote e sfidoj me talentet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 15:25

Holanda kërkon fitoren e dytë, Kuman: Test pjekurie, Francën kampione bote e sfidoj me talentet

Trajneri i Holandës, Ronald Kuman, është i vetëdijshëm që skuadra e tij mund të japë një sinjal force, duke mposhtur Francën, kampionen e botës në fuqi, pas fitores 3-0 kundër Gjermanisë, rivalëve të përjetshëm. Sukses që, megjithatë, u ndoq nga një humbje pikërisht ndaj skuadrës së Didie Deshamp në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve.

ronald kuman

Sakaq, pasi munguan në Botërorin dhe Europianin e fundit, tekniku ka pranuar se skuadra ka bërë ndërkohë progres pas largimit të Dik Advokat në muajin shkurt, por mendon se mënyra e duhur për të qenë i sigurt mbi këtë është një fitore sot: “Jemi më të fortë? Kjo do shihet nëse mposhtin edhe Francën, pas Gjermanisë, – ka nënvizuar Kuman.

Holanda

– Sakaq, nuk duhet të shohim formimin e skuadrave të tjera, por është e nevojshme të fokusohemi te karakteristikat tona. Jemi ende një skuadër e re në moshë, rritja e këtyre lojtarëve do luajë rol thelbësor në të ardhmen e kombëtares. Ndoshta nevojitet pak më shumë eksperiencë, edhe pse besoj se momentalisht në ekip ka balancë. Hapi i radhës që kërkoj nga këta lojtarë të talentuar është kualifikimi në Europian”.

Kuman

KUNDËRSULMI, ARMA E FRANCËS – Herën e fundit që janë përballur, në “Stade de France” në shtator, Holanda u mposht 2-1 nga Franca falë golit të Zhirusë, pasi fillimisht kishin shënuar Kilië Mbape (për “Gjelat”) dhe Rajan Babel (për “Tulipanët”). Kuman, megjithatë, mendon se blutë këtë herë janë më të fortë: “E jo më kot u shpallën kampionë bote, – vijoi trajneri. – Kanë një skuadër kompakte. Arma e tyre e fortë është kundërsulmi”, – përfundoi trajneri holandez.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"