Holanda e etur të ‘’pushtojë’’ Europën, ‘’Tulipanët’’ gjejnë kundërshtarin e parë për 2020

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 21:15

Holanda e etur të ‘’pushtojë’’ Europën, ‘’Tulipanët’’ gjejnë kundërshtarin e parë për 2020

Holanda ka gjetur kundërshtarin e ri për ndeshjet miqësore të 2020. ‘’Tulipanët’’ do të presin në Eindhoven kombëtaren e SHBA-së në 26 mars.

shba

Vetë Federata Amerikane e Futbollit e konfirmon lajmin e ballafaqimit me ‘’porrtokallinjtë’’.

Por, ky takim nuk ka vlerë vetëm për Holandën, por dhe për vetë kombëtaren e SHBA-së, e cila do të zhvillojë në qershor takimin gjysmëfinal të CONCACAF-it (Kupa e Amerikës së Veriut), ndërsa në shtator nis fushatën drejt pjesëmarrjes në Kupën e Botës së Katarit në 2022.

Ky do të jetë ballafaqimi i gjashtë në histori mes dy përfaqësuesve, ku holandezët kanë fituar 4 përballje dhe kanë humbur 1 në vitin 2015, kur SHBA-ja arriti të përmbyste rezultatin nga 3-1 në 3-4 në favor të tyre.

Megjithatë, holandezët janë të etur për të shkuar sa më larg në EURO 2020 teksa dështuan të merrnin pjesë në dy kompeticione radhazi (EURO 2016 dhe Kupa e Botës 2018).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"