Holanda & CO, ja ‘big’-ët që rrezikojnë Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2017 | 10:37

Holanda & CO, ja ‘big’-ët që rrezikojnë Botërorin

Rusi 2018″ po afron, por Holanda, Portugalia, Argjentina dhe Kameruni janë vetëm disa prej skuadrave të mëdha që rrezikojnë seriozisht të mos jenë pjesë e 31 finalisteve të turneut (Rusia është e 32-ta, si organizatore). Fjala e fundit nuk është thënë ende dhe ka akoma shpresë përderisa matematika e lejon. Këtu nuk duhen harruar edhe ekipet që megjithëse mund të sigurojnë “play off”-et, rrezikojnë që me dy paraqitje nën pritshmëri të mos presin biletën drejt Rusisë.

holanda

EUROPA

Më problematiku ndër ato europianë është grupi A, ku Franca kryesuese me 13 pikë ndiqet nga Suedia me 10. Pas Bullgarisë së vendit të tretë, renditet Holanda që me stonimin e saj në rezultate rrezikon të mungojë edhe në Kupën e Botës, pas Europianit francez. Humbja e së shtunës në Bullgari bën që mundësitë për të parë “tulipanët” në Rusi jenë vërtet të pakta.

Grupi B ka gjithashtu disa pikëpyetje, sidomos ato mbi Portugalinë kampione kontinentale në fuqi. Luzitanët e udhëhequr nga Kristiano Ronaldo ndjekin nga vendi i dytë Zvicrën kryesuese. Me sa duket, për të besuarit e Fernando Santos, në rastin më të keq, rruga drejt Kupës së Botës do të kalojë nëpërmjet “play-off”-it.

Portugal v France - Final: UEFA Euro 2016

Për sa i përket grupit më të rivalizuar, pa dyshim çmimi i takon atij D ku Serbia dhe Irlanda ndajnë vendin e parë me 11 pikë dhe ndiqen në vend të dytë nga dyshja Uells-Austri me nga 7 pikë secila. Një tjetër kombëtare në hall duket Belgjika me talentet e saj, lidershipi i së cilës në grupin H rrezikohet nga Greqia dhe Bosnja, të cilat, megjithëse vetëm 2 dhe 3 pikë larg kreut, kanë shanset e tyre të kualifikohen në Botëror si të para në grupe.

Italia dhe Spanja gjithashtu kanë “hesape” për të larë me njëra-tjetrën, sepse e para e grupit G do të vendoset në sfidën direkte në “Santiago Bernabeu”, përndryshe e pret “lotaria” e “play-off”-eve. Në grupin I, pas shpinës së Kroacisë favorite gjenden kombëtare si Islanda, Ukraina dhe Turqia, të cilat do të luftojnë për vendin e dytë e ndoshta edhe për të parin nëse kroatët nuk bëjnë një fazë të dytë në lartësinë e së parës.

Milik-Poland1-e1467734891569

Një panoramë e shkurtër shkon edhe për grupet ku fatet e pjesëmarrësve duket se janë vendosur. Në grupin E Polonia fluturon e vetme, ndaj vendi i dytë do të jetë një çështje mes Malit të Zi, Danimarkës dhe Rumanisë. Në grupin C vendi i parë duket pronë e Gjermanisë që udhëheq e sigurt me pikë të plota duke lënë kështu Irlandën dhe Republikën Çeke të luftojnë për “vendin e nderit”. Situatë analoge në grupin F ku Anglia nuk duket se do ketë probleme të ruajë kreun ndaj Sllovakisë, Sllovenisë dhe Skocisë.

AMERIKA LATINE

Me gjithë grupin me përmasa XL, edhe në Amerikën Latine mungojnë 5 ndeshje nga vendosja përfundimtare e pjesëmarrësve në “Rusi 2018”. Kujtojmë se në këtë grup kualifikohen 4 të parat dhe e pesta luan dy takime kundër të parës së grupit të Oqeanisë. Nëse bazohemi në klasifikimin aktual, Argjentina finaliste e edicionit të kaluar rrezikon të mbetet spektatore.

bolivi argjentine

AMERIKA E VERIUT

Në “Rusi 2018” do të marrin pjesë vetëm tri të parat e grupit dhe e katërta zhvillon ndeshjet e “play-off”-it kundër një përfaqësueseje aziatike. Momentalisht janë luajtur vetëm 3 ndeshje nga 10 që duhet të zhvillohen në total. Klasifikimi aktual sheh në vendin e parë Meksikën, e ndjekur nga Kosta Rika dhe Panamaja. Shtetet e Bashkuara aktualisht gjenden në vendin e katërt, por në këtë grup është disi e parakohshme të bëhen parashikime.

AZIA

Në këtë kontinent, 12 skuadrat janë ndarë në dy grupet me nga 6 kombëtare pjesëmarrëse dhe në Botëror do të kualifikohen dy të parat e çdo grupi. Më renditjen aktuale, pjesëmarrëse në “Rusi 2018” do të ishin Irani, Koreja e Jugut, Arabia Saudite dhe Japonia. Dy ekipet e vendit të tretë në secilin grup do të zhvillonin dy ndeshje dhe fitueses do t’i duhej të përballej me të renditurën e vendit të katërt në grupin e Amerikës së Veriut. Kina pasi fitoi ndeshjen e parë të grupit ka një disavantazh prej 7 pikësh ndaj Uzbekistanit, por të besuarit e Lipit vështirë se do të arrijnë të bëjnë mrekullinë për t’u kualifikuar në Botërorin e ardhshëm.

lipi kina

AFRIKA

Pesë grupe me nga 4 skuadra dhe kualifikim direkt për të parën e secilit grup. Në këtë moment, vendet e para mbahen nga: Kongo, Nigeria, Bregu i Fildishtë, Burkina Faso dhe Egjipti. Kameruni, që nuk mungon në një Botëror që nga “Italia ’90”, rrezikon së tepërmi kualifikimin kur ndjekin me 4 pikë diferencë Nigerinë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"