Hodhën fishekzjarrë në stadium, policia ndalon tifozët e Vllaznisë dhe Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2016 | 17:15

Hodhën fishekzjarrë në stadium, policia ndalon tifozët e Vllaznisë dhe Tiranës

Vizita e parë e tifozëve të Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi:” të Shkodrës, ku më shumë se një vit më parë e kthyen në luftë duelin me mbështetësit vendas, nuk ka kaluar as sot pa incidente.

15697496_1649031192063440_9066470349911615784_n

Mbështetësit e Tiranës kanë hedhur fishekzjarrë gjatë ndeshjes, por edhe në përfundim të saj, ndërsa policia e Shkodrës nuk ka ngurruar të ndalojë disa prej tyre, për të parandaluar një përplasje të mundshme me ultrasit vendas të cilët ishin gati për përballje fizike.

15697410_1649031145396778_8893243054969939880_n

Pas më shumë se 30 minutash tension, situata është qetësuar, por 10 mbështetës, 2 të Vllaznisë dhe 8 të Tiranës janë shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës meqë kishin hedhur kapsolla, me akuzën e “prishjes së qetësisë publike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"