Historitë e Lord Bendtner, nga prostitutat te shantazhet për t’u bërë gjoksin: Futbollistët paguajnë se është më e sigurt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 20:17

Historitë e Lord Bendtner, nga prostitutat te shantazhet për t’u bërë gjoksin: Futbollistët paguajnë se është më e sigurt

Niklas Bendtner është një nga personazhet më të njohur të futbollit europian në dekadën e kaluar. Jo aq shumë për bëmat në fushën e lojës sesa ato jashtë saj. Danezi bëri karrierë te Arsenali e pastaj u kthye në një shëtitës në futbollin në kontinent duke provuar aventura në klube në vende të ndryshme.

34226558-8826059-image-m-47_1602331632490

Por kudo ai bënte bujë me historitë e tij jashtë fushës të cilat i ka botuar në një autobiografi. Sigurisht, jeta e tij jashtë fushës ka marr një vend kryesor në atë libër me historitë e marrëdhënieve të tij me modele, por edhe të futbollistëve përkrah të cilëve ai ka luajtur. Një pjesë e historive kanë të bëjnë me pagesën e prostitutave nga futbollistë profesionistë dhe Bendtner ka shpjeguar se ky është një fenomen i hapur dhe ka arsye pse të jetë i tillë.

“Ai i pagesës së  prostitutave është një fenomen i përhapur gjerësisht në futbollin profesionist. Ata që janë bërë publike, thjesht u zunë me pantallonat te këmbët. Më besoni, të gjithë në industrinë time kana dëgjuar për dikë që e ka bërë një gjë të tillë, sidomos në Angli ku është një traditë e vjetër që të tregosh bëmat e tua para një audience të gjerë në ekip.

Të paguash prostituta është më pak e rrezikshme se sa të gjesh vajza në lokale. Dhe nëse ti ke prirje të mos jesh besnik, nuk guxon që të bësh gjëra të tilla me një “civil’. Jo kur je një futbollist i famshëm, kam dëgjuar për shumë incidente që përfshijnë prostitutat. Por di po aq shumë histori për shantazhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Po flasim për ata të jetës së natës që duan të të rrjepin, të cilat janë gati për të bërë seks dhe pastaj të bëjnë një foto ty duke fjetur lakuriq. Me ato foto si asi nën mëngë, ata bëjnë kërkesa që të mbajnë gojën e mbyllur. Dhe e bëjnë këtë gjë. Nuk është se me prostitutat je plotësisht  i sigurt, por ata kanë një lloj biznesi për të mbrojtur. Ndaj po, e kam parë një gjë të tillë personalisht, edhe një ditë para ndeshjes kur skuadra ishte e grumbulluar në hotel në një vend të harruar nga Zoti”, shpjegoi Bendtner.

Më pas, ai tregoi se pjesë e shantazheve kishte qenë edhe ai vetë, me një vajzë që i kishte kërkuar që t’i paguante operacionin për zmadhimin e gjoksit.

“Një nga vajzat me të cilat kam qenë, u kthye dhe pretendonte se ishte shtatzënë. Dhe se duhej paguar një çmim që ajo ta mbyllte këtë çështje. E pyeta çfarë nënkuptonte kjo dhe aj më tha “Kjo do të thotë që dua që të më rregullojnë gjoksin”. Kështu unë pagova për udhëtimin e saj te kirurgu plastik.

Ndërsa një herë tjetër, një vajzë gjuajti me gur duke më thyer xhamin e pasëm të makinës time Porsche. Isha në dhomën time dhe e dëgjoja të ulërinte, por nuk dola jashtë. Nuk kishte asgjë për të folur. Ajo ishte e inatosur sepse nuk dëshiroja të vazhdoja ta takoja. Një natë një vajzë e tretë kontrolloi celularin tim kur isha duke fjetur. Besoj se ajo zbuloi që kishte edhe disa të tjera si ajo. Të nesërmen në mëngjes, ajo kishte ikur, ashtu edhe rrobat e mia. Ato ishin flakur nga dritarja dhe gjendeshin në rrugë”, tregoi Bendtner disa nga historitë e jetës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"