Historiku i përballjes Çelsi-Bajern, ja 4 duelet më të zjarrta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 13:23

Historiku i përballjes Çelsi-Bajern, ja 4 duelet më të zjarrta

Çelsi do të presë në Londër skuadrën kampione të Gjermanisë në një duel që premton të jetë spektakolar. Por cilat janë sidat më të nxehta midis dy skuadrave? 

52620758_crop_exact

1. Ishte prilli i 2005-ës, kur gjermanët vizitonin “Stamford Bridge”, ndeshja e parë e çerekfinale. Anglezi Kole shënoi golin e parë për blutë pas një devijimi të mbrojtjes mike. Më pas, ishin gjermanët që barazuan me Shvainshtaigerin. Por Çelsi nuk u demoralizua dhe shënoi dy gola me anë të Frank Lampard, atëherë mesfushor, tani trajneri i skuadrës londineze. Për të vulosur fitoren e vendësve ishte Drogba ai që preu shpresat për miqtë që në fund shënuan edhe një gol me anë të Ballak nga pika e bardhë e 11-metërshit.

2. Në ndeshjen e kthimit, Bajerni duhet të fitonte 2-0 për të kaluar në gjysmëfinale. Por ishin miqtë nga Londra ata që shënuan të parët me anë të Lampard pas një predhe nga jashtë zone. Më pas Picaro barazon shifrat në 1-1. Por Drogba kërcen më shumë se mbrojtja gjermane duke mposhtur sërish Kahnin. Ballak rihap edhe njëherë shanset për skuadrën e tij duke barazuar gjithçka. Sholl në fund të takimit shënon edhe golin e tretë për bavarezët që më pas nuk ia arritën të shënonin edhe një gol për ta dërguar ndeshjen në shtesë. Çelsi kaloi në raundin tjetër.

MV5BMmVjM2Y3MGItZTcwNy00MjExLTlkYzMtNzAwYjY1ZWVlYTMyXkEyXkFqcGdeQXVyNDg4MjkzNDk@._V1_SY1000_CR0,0,1529,1000_AL_

3. FINALJA Rrallë ndodh që finalen e Champions-it ta luash në shtëpinë tënde. Këtë fat e kishte Bajerni i Mynihut më 19 maj të 2012-ës. Në një “Allianz Arena” të stërmbushur, gjermanët kaluan të parët në avantazh me Mylerin, duke krijuar iluzionin që trofeu do të mbeste në Mynih. Por Drogba barazoi gjithçka në fund të ndeshjes duke e çuar takimin në shtesë. Atje kur Roben gabon nga pika e bardhë duke dërguar sfidën drejt ruletës së penalltive. Në fund, Drogba shënon goditjen e fundit duke thyer mijëra zemra gjermane dhe duke marrë trofeun me vete ne Londër.

178683550.0

4. SUPERKUPA Më 30 gusht 2013 Bajerni dhe Çelsi ndeshen për Superkupën e Europës. Torres shënon i pari duke i dërguar londinezët në avantazh. Riberi barazon rezultatin pas një gjuajtjeje nga jashtë zone. Më pas ishte Pedro që shënon golin e dytë për Çelsin, duke rikthyer avantazhin tek anglezët. Martinez barazon gjithçka në minutat e fundit dhe ndeshja shkon në shtesë aty ku skuadrat nuk gjejnë rrugën e rrjetës dhe i duhet t’u falen penalltive. Romelu Lukaku shpërdoron gjuajtjen e fundit, e cila pritet nga Manuel Nojer duke bërë që skuadra e Guardiolës të fitojë Superkupën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"