HISTORIKE/ Teo dhe Lukas, dy vëllezër në fushë për Francën pas Luftës II Botërore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2021 | 21:18

HISTORIKE/ Teo dhe Lukas, dy vëllezër në fushë për Francën pas Luftës II Botërore

Lukas dhe Teo Hernandez ishin të dy titullarë dje në ndeshjen e Francës me Belgjikën, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Një ëndërr e bërë realitet pasi vëllai i vogël prej vitesh priste thirrjen.

16336759664689

Pas eliminatoreve të muajit të kaluar, Deshemp e konfirmoi edhe për turneun aktual. Ajo e djeshmja, ndërkohë, ishte vetëm hera e dytë që dy vëllezër luajnë për kombëtaren franceze që pas Luftës së Dytë Botërore.

PRECEDENTËT – Siç na kujton “L’Equipe”, përpara konfliktit botëror, ka pasur vetëm tri raste kur ka pasur vëllezër në fushë për Francën. Bëhet fjalë për garën e parë zyrtare të “Gjelave” në vitin 1904. Edhe asokohe, përballë ishte Belgjika. Në fushë, vëllezërit Sharl dhe Zhorzh Bilo.

Në 1920 ishte radha e Aleks dhe Pier Moni të cilët sfiduan Italinë, në një ndeshje të mbyllur 9 me 4 për “Axurrët”. Rasti i tretë është ai i vëllezërve Lysjë dhe Zhan Loro të cilët përfaqësuan Francën në Botërorin e Uruguait.

Pas luftës dhe pararendës të vëllezërve Hernandez, janë vëllezërit Raveli (Patrik dhe Herve) të cilët ishin të pranishëm në sukseset kundër Danimarkës në 1973-shin dhe ndaj Rumanisë një vit më pas. Dje, për herë të pestë në historinë e “Gjelave” erdhi radha e Lukasit dhe Teos, dyshja që përjetoi ëndrrën duke siguruar finalen e Ligës së Kombeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"