HISTORIKE/ Suedezi Duplantis thyen rekordin 26-vjeçar të Sergei Bubkës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 21:47

HISTORIKE/ Suedezi Duplantis thyen rekordin 26-vjeçar të Sergei Bubkës

Armand Duplantis ka shkruar historinë në kërcim me shkop, në eventin e atletikës “Golden Gala” që po zhvillohet në Romë. Suedezi, i cili vetëm disa muaj më parë në Glasgou kishte thyer rekordin botëror të sallave të mbyllura duke kërcyer 6.18 metra, dhuron një tjetër rezultat të pabesueshëm.

aTLETIKE

Ai zhvlerësoi dje rekordin botëror “outdoor” të Sergei Bubkës, duke regjistruar rezultatin 6.15 metra, pra 1 cm më shumë se ukrainasi. Në stadiumin olimpik të kryeqytetit italian të boshatisur për shkak të normave “anti-COVID”, Duplantis tronditi të gjithë botën me kërcimin e tij fluturues.

REKORDMENI

Mëkat që në këtë ditë të shënuar nuk kishte publik që ta ndiqte nga afër mrekullinë e atletit suedez. Kështu, pas 26 vitesh, Bubka e lëshon fronin dhe tashmë legjenda i takon atletit nordik. Një ëndërr kjo për Duplantis, i cili është vetëm 20 vjeç (në nëntor mbush 21). Pas këtij rekordi, Duplantis u shpreh kështu për mediat: “Ky vit ka qenë vërtet i çuditshëm dhe ‘i çmendur’.

SFDFGD

Vetëm pak kohë më parë as që e dija se në çfarë garash do të merrja pjesë, ndërsa tani arrij një rezultat fantastik. Arrita të gjej ritmin e duhur gjatë dy kërcimeve të fundit dhe ia dola. Tashmë do të bëj gjithçka për ta respektuar edhe eventin e Dohës e më pas do të kem kohë që të festoj”, deklaroi suedezi.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"