Historike/ Sot derbi i “murit”, Berlini mban frymën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 15:12

Historike/ Sot derbi i “murit”, Berlini mban frymën

Union Berlin do të presë në stadiumin e tij skuadrën tjetër të qytetit, Hertën e Berlinit. Kjo është ndeshja e parë që të dyja skuadrat do të luajnë ndaj njëra-tjetrës në Bundesligë.

Herta-Berlin-Union-Berlin-Playbuzz

Vetëm 30 kilometra rrugë i ndan dy stadiumet e të dyja skuadrave nga njëra-tjetra. Union i luan takimet e saj në një stadium me kapacitet 22.012 shikues, teksa Herta e Berlinit në mitikun, “Olympiastadion” që mban jo më pak se 74 mijë spektatorë. Unioni dhe Herta shtrihen relativisht larg njëra-tjetrës me vetëm 30 km që i ndan ato nga lindja në perëndim.

Të ndryshëm dhe të ndarë në shumë mënyra, të dyja skuadrat berlineze dhe tifozët e saj do t’i bashkojë ditën e sotme fusha e blertë. Teksa vendësit do të luftojnë jo vetëm për tri pikët në kampionat, por edhe për të ndryshuar imazhin e saj që nuk ka qenë më i miri në periudhën e DDR.

Union Hertha

Me rrënjët të njollosura nga e kaluara, Union po lufton çdo javë për të treguar se plagët nga lufta kanë nisur të shërohen. Herta në krahun tjetër është një skuadër krejt ndryshe. Teksa i shpëtoi falimentimit në 2013-ën, bardheblutë janë rehabilituar në mënyrën më të mirë në Bundesligë.

Tifozët e skuadrës duan të tregojnë edhe njëherë se janë të parët në qytet. Tani ka ardhur koha që Bundesliga të shijojë për herë të parë një duel që edhe pse i mbetur mbrapa në kohë, do të dijë të justifikojë interesimin e të gjithë Gjermanisë që sot do t’i ketë sytë nga Berlini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"