Historike/ Si kurrë më parë, Anglia me 5 skuadra në 1/8-at e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 18:29

Historike/ Si kurrë më parë, Anglia me 5 skuadra në 1/8-at e Champions-it

Nuk kishte ndodhur kurrë në histori që pesë skuadra angleze të ishin kualifikuar në Champions në 1/8-at. Por nuk kishte ndodhur as në historinë e një vendi tjetër, që të dërgonte kaq skuadra në fazën me eliminim direkt. Futbolli anglez duket sikur ka rilindur pas shumë viteve stanjacioni në Europë.

5 ekipe angleze

Për herë të parë që prej sezonit 2006-07, katër skuadra angleze janë renditur të parat në grupin e tyre. Nga 30 ndeshje në total, ato kanë humbur vetëm 3. Por sa shanse kanë Çelsi, Mançester Junajtid, Mançester Siti, Liverpuli dhe Totenhemi për të shkuar deri në fund.

Në 1/8- at, Junajtid mund të peshkojë Bajernin, Juven, Sevijen, Shahtjorin, Porton ose Realin; Siti: Bazelin, Bajernin, Juven, Sevijen, Porton, Realin; Çelsi: PSG-në, Barcelonën, Beshiktashin; Liverpuli: Bazelin, Bajernin, Juven, Shahtjorin, Porton, Realin; Totenhemi: Bazelin, Bajernin, Juventusin, Sevijen, Shahtjorin ose Porton. Dilemat do të marrin fund të hënën, në orën 12:00 kur skuadrat të mësojnë kundërshtarët e tyre të ardhshëm në Nion të Zvicrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"