Historike për Gjilanin, Mezani & CO kapin Ligën e Europës nga Superliga e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2020 | 19:07

Historike për Gjilanin, Mezani & CO kapin Ligën e Europës nga Superliga e Kosovës

U luajtën ditën e sotme të gjitha sfidat e vlefshme për javën e fundit të Superligës së Kosovës, ku nuk munguan surprizat. Gjilani i Gentjan Mezanit, ku aktivizohen një numër i madh futbollistësh që më herët janë aktivizuar në Kategorinë Superiore, duke filluar nga Frashëri, Veliu, Progni, Plaku, Useini, Xhekson, portieri Ruçi si dhe Nikaç.

Gjilani

Me triumfin e sotëm ndaj Flamurtarit të Prishtinës në transfertë,  me rezultatin 0-1 falë golit të Razak, skuadra e Gjilanit, për herë të parë në histori, siguroi një vend në Ligën e Europës nga kampionati, duke u renditur në vendin e dytë.

Gjilanasit lanë pas Ballkanin që u rendit në vendin e tretë, i cili ka dhe një tjetër shans për të shkuar në Kupat e Europës, pasi do të luajë në finalen e Kupës ndaj Prishtinës. Ndërkohë për sa i përket skuadrave që ranë një kategori më poshtë ato janë 4, Flamurtari, Ferizaj, Vushtrria dhe Dukagjini.

Renditja

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"