HISTORIKE/ Nis Liga Unike për basketbollin e femrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 16:18

HISTORIKE/ Nis Liga Unike për basketbollin e femrave

Liga Unike, kompeticioni i përbashkët i basketbollit me skuadra nga Shqipëria dhe Kosova do të nisë sot zyrtarisht edicionin e saj të parë në radhët e femrave. Ndryshe nga meshkujt, te femrat marrin pjesë gjashtë skuadra, të cilat do të zhvillojnë 10 ndeshje në sezonin e rregullt, për të vijuar më pas fazën “play off”, në të cilën do të marrin pjesë ekipet që do të renditen në top-4.

LIGA UNIKE

Flamurtari, Partizani dhe Tirana janë ekipet e Shqipërisë në këtë event, ndërsa Kosova përfaqësohet nga Penza, Prishtina dhe Bashkimi. Ndeshja hapëse e evenimentit do të vendosë përballë dy skuadrat kryeqytetase të vendeve respektive, teksa sot në orën 17:00 Tirana do të presë Prishtinën.

Sot, gjithashtu do të luhet edhe sfida mes BashkimiPartizani, e cila fillon në orën 19:00. Ndërkohë, java e parë do të mbyllet nesër me takimin që do të luhet në Vlorë, ndërmjet Flamurtarit dhe Penzës. Kujtojmë që rreth një muaj më parë, në kuadër të Ligës Unike, u zhvillua për herë të parë edhe Superkupa Mbarëkombëtare, kompeticion që u fitua nga skuadra e Penzës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"