Historike në Gjermani! Shkëlqim i skuadrës shqiptare në futsall, Liria ngjitet në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2023 | 12:59

Historike në Gjermani! Shkëlqim i skuadrës shqiptare në futsall, Liria ngjitet në Bundesligë

Liria Berlin ka arritur të shkruajë historinë pasi do të luajë në ligën më të lartë të futsallës në Gjermani.

liria berlin

Skuadra shqiptare falë rezultateve që ka marrë këtë sezon, vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e Bundesligës gjermane. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrën shqiptare në Gjermani.

Ndeshjen e fundit, Liria e zhvilloi ndaj Sparta Futsal duke fituar me rezultatin 6-1 dhe mbështetja për ta ka qenë e jashtëzakonshme. Në shkallët e sallës sportive, ishin të pranishëm rreth 500 tifozë të cilët me ngjyrat kuqezi, kanë mbështetur skuadrën e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"