HISTORIKE/ Klubi modest anglez ngjitet në Premier Ligë dhe përfiton shifrën marramendëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 23:59

HISTORIKE/ Klubi modest anglez ngjitet në Premier Ligë dhe përfiton shifrën marramendëse

Moment historik! Luton do të luajë në edicionin e ardhshëm  në Premier League, pasi mposhti 6-5 në ruletën e penaltive Koventrin, në finalen e play-off të EFL Championship të shtunën teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. 

-640-0-lufton-1png-1685214881

Klubi modest, arriti të siguronte për herë të parë në histori biletën për të luajtur në Premier League. Një përrallë e vërtetë për një skuadër nga një qytezë e vogël që siguron ngjitjen në arenën më të rëndësishme të futbollit në nivel klubesh. 

Ai që dënoi Koventrin ishte lojtari i akademisë Dabo i cili gaboi 11-metërshin qe në këtë rast vlen 200 milionë paund të humbura për skuadrën e tij që do të shkojnë në llogarinë e Luton si shpërblim për ngjitjen në Premier League. 

Luton do t’i luaj ndeshjet në një stadium si “Kenilwërth Road” që 10 vite më parë priste ndeshje amatore. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"