Historike, gjyqtari shqiptar debuton në një Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2019 | 21:15

Historike, gjyqtari shqiptar debuton në një Botëror

Kampionati Botëror i Basketbollit “Kinë 2019” zhvilloi dje ditën e tij të dytë. Në eventin më të rëndësishëm të koshit është pjesë edhe gjyqtari ndërkombëtar nga Shqipëria, Gentian Cici.

gentian cici

Arbitri kuqezi dje paradite bëri debutimin e tij, duke gjykuar me sukses takimin ndërmjet Australisë dhe Kanadasë, sfidë e fituar nga ekipi i “kangurëve” me rezultatin 108- 92. Një ngjarje historike për basketbollin tonë, pasi është hera e parë që një arbitër nga Shqipëria drejton në të tilla nivele.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"