HISTORIKE/ FSHF merr vendimin, ja kur do të hapen dyert e stadiumit të ri Kombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 23:55

HISTORIKE/ FSHF merr vendimin, ja kur do të hapen dyert e stadiumit të ri Kombëtar

Ka marrë fund çdo dilemë për sa i përket inaugurimit të stadiumit të ri Kombëtar. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ceremonia inauguruese do të zhvillohet në ndeshjen me Francën në datën 17 nëntor, ndërkohë që teksa punimet janë drejt fundit, FSHF ka vendosur të zhvillojë një ndeshje testuese të stadiumit të ri Kombëtar.

Arena 555

FSHF ka konfirmuar se në 3 nëntor në këtë impiant do të luhet ndeshja e futbollit të femrave mes kampioneve të Vllaznisë dhe Apolonisë. Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë ku tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër një ndeshje në investimin më të madh të realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Arena Kombetare

NJOFTIMI I FSHF:

Stadiumi i Ri Kombëtar është në detajet e fundit përpara ceremonisë inauguruese, e cila do të zhvillohet në ndeshjen me Francën më datë 17 Nëntor. Punimet janë drejt fundit dhe gjithçka do jetë ne perfeksion për ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar ditën e sotme, gjatë hedhjes së shortit të kampionatit të futbollit të femrave, se ndeshja testuese e Stadiumi të Ri Kombëtar, e cila është e detyruar sipas rregullave të UEFA-s, do të jetë Vllaznia-Apolonia. Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 3 Nëntor, në mbrëmje. Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë ku tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër një ndeshje në investimin më të madh të realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Njoftimi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"