Historike/ 8 skuadra shqiptare do të marrin pjesë në kupat e Europës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 17:16

Historike/ 8 skuadra shqiptare do të marrin pjesë në kupat e Europës…

Si kurrë më parë, numri i skuadrave shqiptare që do të marrin pjesë në Europë do të jetë plot 8.Në rast se Skënderbeu fiton betejën në KAS do të marrë pjesë në eliminatoret e Champions Ligë, në të kundërt stafeta i kalon Kukësit dhe Partizani përfiton duke siguruar Europën. Luftëtari dhe Laçi janë 2 skuadrat e tjera shqiptare që kanë siguruar Europën.

Skenderbeu

Pra sido që do ndodhë, Shqipëria do të përcaktohet nga 4 skuadra. Për sa i përket Superligës kosovare, 2 do të jenë skuadrat që do të shkojnë në Europë. Bëhet fjalë për kampionët e Dritës dhe nënkampionët e Prishtinës. Dirta do të fillojë rrugën drejt Ligës së Kampione në fazën paraeliminatore, kjo sepse, Kosova është e fundit në renditjen e federatave sipas koeficientit të UEFA-s.

Drita

Nuk mund të mungojë as përfaqësimi i skuadrave shqiptare në Maqedoini. Si kurrë më parë, 2 ekipe shqiptare do të marrin pjesë në kupat e Europës, bëhet fjalë për kampionët e Shkëndijës dhe skuadrën tjetër shqiptare atë të Shkupit. Pra në total do të jenë 8 skuadra shqiptare ne Europë.

33483313_393639037781725_5718156863317475328_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"