Historia me Sirgin, iku nga Vlora pas një dëmtimi. 3 ndeshje për të fituar 40 mijë… euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 11:06

Historia me Sirgin, iku nga Vlora pas një dëmtimi. 3 ndeshje për të fituar 40 mijë… euro

FIFA tronditi Flamurtarin dhe Luftëtarin, teksa “Panorama Sport” zbuloi ekskluzivisht të hënën se FIFA u bllokoi për tri sesione merkaton (janar 2020, korrik-gusht 2020, si dhe janar 2021). Në fakt, gjithçka është mbajtur e fshehur nga FSHF-ja dhe vetë drejtuesit vlonjatë, pasi vendimi kishte tre muaj që ishte marrë për shkak të mospagesës së mbrojtësit rumun, Kristian Sirgi, i cili luajti për Flamurtarin në pjesën e parë të sezonit 2018-2019.kristian sirgi

Qendërmbrojtësi rumun luajti vetëm tri ndeshje në Superiore dhe 90 minuta në Kupën e Shqipërisë me fanellën kuqezi. Ai i braktisi vlonjatët pasi u dëmtua në ndeshjen Flamurtari-Kastrioti 4- 0 (29 shtator 2018). Lojtari e paralajmëroi disa herë klubin për pagat dhe në këto kushte vendosi që ta padiste atë. Mësohet se kostoja e gjyqit të humbur për vlonjatët ka shkuar rreth 40 mijë euro.kristian-sirgi-flamurtari

Nga ana e FIFA-s nuk ka ende një konfirmim nëse kjo shumë është shlyer nga Flamurtari. Në rast se klubi reagon, atëherë ka shanse që merkatoja t’i zhbllokohet. Për momentin, një hall më vete është fakti se të tjerë lojtarë kanë paditur klubin në FIFA, prandaj dhe fatura pritet të jetë me shifra shumë më të larta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"