Historia/ Madrilenët e Realit nuk zhgënjejnë në sfidat… “jetë a vdekje”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2020 | 22:20

Historia/ Madrilenët e Realit nuk zhgënjejnë në sfidat… “jetë a vdekje”

Reali i Madridit do të luajë në ndeshjen e fundit, shanset për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve kundër Gladbahut.

Real Madrid

Madrilenët mund të kalojnë me disa kombinime, por më e sigurta do të ishte që të fitonin ndaj gjermanëve dhe të shkonin më tej. Interesant është fakti që madrilenët nuk kanë zhgënjyer në asnjë nga 6 rastet e mëparshme, kur situata ka qenë “jetë-vdekje”.

GRASHOPERS-REAL MADRID 0-2

Madrilenëve iu duhej vetëm një pikë. Shkoi në javën e fundit me kërcënimin e Ferencvaroshit, por Ajaksi i mundi hungarezët. Megjithatë, Reali nuk priti dhurata nga holandezët, por fitoi ndeshjen e tij me golat e Raul dhe Miçel. REAL-PORTO 4-0 Ishte me pikë të barabarta me Rosenbogrun, por i avantazhuar nga ndeshjet direkte. I duhej patjetër të ishte lider i grupit për t’u kualifikuar. Erdhi triumfi në ndeshjen e fundit për t’u kualifikuar. Hierro, Roberto Karlos dhe dopieta e Shukerit vulosën triumfin.

REAL-SPARTAK I MOSKËS 2-1

Ishte një duel direkt për kualifikimin dhe madrilenët donin thjesht të mos e humbnin këtë sfidë. Reaul dhe Savio i dhanë qetësinë skuadrës së Realit përballë një skuadre që shkurtoi diferencat me Khlestov.

ROSENBURG-REAL 0-1

Skuadra e Del Boskes e kishte fatin në dorë. Goli i Raulit pas 3 minutash i dha qetësi Realit, por Kaladze dhe Demetradze i shënuan 2 gola Bajernit dhe “Galaktikët” nuk kishin mundësi gabimi. Guti u ndëshkua me të kuq, por Reali ia doli.

LOKOMOTIV-REAL MADRID 0-1

Duhet të fitonte patjetër për të siguruar kualifikimin. Goli i Ronaldos ishte vendimtar për triumfin e skuadrës spanjolle.

ROMA-REAL MADRID 0-3

Në një grup të balancuar, Reali ishte i treti, por i favorizuar nga duelet me dy skuadrat e para. Kjo do të thoshte se kualifikohej në rast triumfi. Bajer Leverkuseni po fitonte 3-0 kundër Dinamos së Kievit, ndërsa madrilenët triumfuan në Romë 0-3.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"