Historia e veçantë e Mikitarjan, mëson italishten në kohë rekord dhe tashmë zotëron plot 8 gjuhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 16:16

Historia e veçantë e Mikitarjan, mëson italishten në kohë rekord dhe tashmë zotëron plot 8 gjuhë

Futbollistët kanë shumë vështirësi me gjuhën, teksa kjo shpesh herë ndikon edhe në performancat e tyre, për shkak se nuk kuptojnë udhëzimet e trajnerëve.690 (1)

Megjithatë nuk ndodh kështu edhe me sulmuesin armen, Henrik Mikitarjan. 30-vjeçari kaloi në merkaton e verës te Roma, nga anglezët e Arsenalit, por ai nuk ka humbur kohë të mësojë gjuhën italiane. Armeni erdhi nga stoli në ndeshjen e fundjavës ndaj Veronës, ku shënoi edhe një gol.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ai dha një intervistë dhe e veçanta është se ai foli në italisht. Sulmuesi tani zotëron plot tetë gjuhë, pasi di armenisht, frëngjisht, portugalisht, rusisht, ukrainisht, anglisht, gjermanisht dhe italisht. Mikitarjan mësoi rusisht nga gjyshja e tij, e cila kishte prejardhjen nga Rusia, ndërsa frëngjisht ka mësuar nga koha kur ishte fëmijë, që babi i tij luante për ASOA Valens. 960

Kur ishte vetëm 13-vjeç, futbollisti mori vendimin e guximshëm të shkonte i vetëm në Brazil, për t’u stërvitur me Sao Paolon, dhe për 4 muaj aty mësoi portugalisht. Gjermanisht mësoi kur luante me Dortmundin, anglisht kur luante me Junajtid dhe Arsenalin dhe ukrainisht kur luante për Metalurh Donjetskun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"