Historia e sherrit me shokët e ekipit, rrëfehet Boldor: Kemi pasur diskutime në grupin e “WhatsApp”, ndodhem në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 12:11

Historia e sherrit me shokët e ekipit, rrëfehet Boldor: Kemi pasur diskutime në grupin e “WhatsApp”, ndodhem në…

Mbrojtësi i Partizanit, Deian Boldor mohon të ketë pasur sherr me lojtarë të tjerë të ekipit, duke thënë se thjesht ka pasur diskutime në grupin e “WhatsaApp”it të skuadrës.dejan boldor

Në një intervistë të dhënë për “Sporturilor” në Rumani, futbollisti i Partizanit është shprehur se është me Koronavirus dhe ndodhet në shtëpinë e tij, jo në spital.

“ Është e vërtetë që unë jam me Koronavirus, por po qëndroj në shtëpi dhe nuk jam i shtruar në spital. Jam i shokuar, pasi të gjithë më kanë telefonuar për të më pyetur nëse sherri për të cilin është folur është apo jo i vërtetë.

Nuk është e vërtetë që kam pasur sherr. Askush nuk është arrestuar apo rrahur. Ne kemi pasur diskutime vetëm në grupin e ‘WhatsApp’, ku kemi folur në lidhje me kampionatin.”, u shpreh Boldor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"