HISTORIA E RRALLË/ Shkëlqeu në Kategorinë e Parë, kush është futbollisti 27-vjeçar që festoi titullin kampion si… ultras i Partizanit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 20:44

HISTORIA E RRALLË/ Shkëlqeu në Kategorinë e Parë, kush është futbollisti 27-vjeçar që festoi titullin kampion si… ultras i Partizanit 

Historia e Lauren Ismailajt është vërtet e rrallë dhe meriton një vëmendje të veçantë. Futbollisti 27-vjeçar ishte një nga më të spikatur te skuadra e Tomorit në Kategorinë e Parë, duke realizuar plot 7 gola, teksa skuadra beratase arriti deri në fazën “play-off”. 

 Ismailaj

I formuar te akademia e Partizanit, Ismailaj është i tërbuar pas ngjyrës së kuqe dhe nuk e ndërron atë për asnjë arsye në botë. Madje atë shpeshherë e kemi parë në tribunën e ultrasve duke mbështetur “demat e kuq”. Të njëjtën gjë bëri edhe ditën e sotme, në festën e titullit, ku së bashku me tifozët e tjerë ultras të Partizanit ishin pjesë e organizimit festiv. Në fund nuk mund të mungonte dhe një foto me trofeun. 

WhatsApp Image 2023-05-29 at 20.42.17

Vlen të theksohet Ismailaj ka pasur shumë minuta në fushën e blertë me fanellën e Partizanit kur ekipi drejtohet nga Adolfo Sormani. Madje, ka qenë pjesë edhe në atë kualifikim historik me ekipin e Ferencvaroshit, ndeshje që nuk do të harrohet lehtë. 

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"