Historia e pabesueshme, futbollistja e PSG tregon fotot e pasojave të dhunës me shufër hekuri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 18:27

Historia e pabesueshme, futbollistja e PSG tregon fotot e pasojave të dhunës me shufër hekuri

Një nga ngjarjet më të bujshme të javëve të fundit ka qenë ajo që i ka ndodhur Kira Hamraui, futbollistes së PSG, e cila u sulmua nga dy persona të maskuar, të cilët kishin si qëllim të dëmtonin këmbët e saj. Fillimisht u mendua për një sulm të organizuar nga shoqja e skuadrës, e cila në ato momente ishte në makinë. Më pas, për Erik Abidal, ish-futbollistin e Barcelonës me të cilin ajo kishte pasur një lidhje. E tashmë, mendohet se është bashkëshortja e Abidal ajo që ka organizuara gjithçka.

p';k';k;lk

Një histori e pabesueshme, e denjë për një film. Por që ka lënë Hamraui të dëmtuar fizikisht, si dhe psikologjikisht, aq sa ajo i është nënshtruar prej dy javësh terapive me psikolog. Ndërkohë, futbollistja ka publikuar nëpërmjet “L’Equipe” pasojat e atij sulmi të dhunshëm ndaj saj.

Në foton e publikuar nga e përditshmja franceze shihet hematoma e rëndë në pjesën e mbrapme të kofshës ku është goditur si dhe një e çarë e shkaktuar nga goditja me shufër hekuri.

sdsdsd

Ndërkaq, është zbuluar pjesë e dëshmisë së saj. Ajo ka treguar se ishte në makinë pranë derës së shtëpisë kur i është afruar një furgon nga i cili kanë dalë dy persona të maskuar të cilët i kishin kërkuar të hapte derën e makinës.

Ata e kishin nxjerrë me dhunë duke e përplasur në tokë dhe kishin filluar ta godisnin me një shufër hekuri, kryesisht në këmbë. “U mundova të mbrohesha me duar si munda”, ka shpjeguar ajo para policisë, duke treguar si provë edhe duart e çara nga goditjet me shufër.

Më pas dy personat ishin larguar me shpejtësi ndërsa ishte lajmëruar grupi i sigurisë i PSG dhe policisë të cilët e kishin dërguar në spital për t’u kuruar e për të pushuar pas kësaj ngjarje tronditëse.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"