Historia e pabesueshme/ E sulmojnë ujqërit, trajneri i Premier Ligës i nxjerr syrin dhe i thyen nofullën

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 17, 2020 | 22:46

Gossip LAJMI KRYESOR Premier Liga Të fundit

Historia e pabesueshme/ E sulmojnë ujqërit, trajneri i Premier Ligës i nxjerr syrin dhe i thyen nofullën

Nuk ka histori më motivuese sesa ajo e trajnerit të Uotfordit, Najxhel Pirson, për t’u treguar futbollistëve të tij që të kalojnë vështirësitë. 

Pirson

Ai i ka mbijetuar sulmit të një kopeje ujqish gjatë pushimeve në Rumani dhe këtë histori e ka treguar për herë të parë ish-trajneri i kombëtares U-21 të Anglisë, Stjuart Pirs, i cili e kishte asistent të tij Pirsonin.

trajneri

Pirs u tregonte lojtarëve të tij sesi Pirson gjatë pushimeve në Transilvani dilte shëtitje, pavarësisht paralajmërimeve për rrezikun që vinte nga ujqërit dhe arinjtë.

Nigel-Pearson-Watford-KOKO-TV-Nigeria-1

Dhe papritur, ai e gjeti veten të rrethuar nga një tufë ujqish. Në përleshje me ta, ai arriti t’u shpëtonte egërsirave, pasi i nxori syrin njërit dhe i theu nofullën një tjetri. Histori e pabesueshme, që ai duhet ta rikujtojë herë pas here në dhomën e zhveshjes së Uotfordit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com